Orav dhe ambasadorët tjerë takojnë Kurtin - NACIONALE

Orav dhe ambasadorët tjerë takojnë Kurtin

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav bashkë me ambasadorët e BE-së dhe shefat e misioneve në Kosovë kanë takuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, në të cilin takim Orav thotë të kenë diskutuar për zhvillimet paszgjedhore.

“Së bashku me ambasadorët e BE-së dhe shefat e misioneve në Kosovë, u takova me kryeministrin në detyrë Albin Kurti për të diskutuar zhvillimet paszgjedhore. Vlerësova procesin zgjedhor që pasqyron një përkushtim të fortë ndaj parimeve demokratike dhe theksova rëndësinë e formimit të shpejtë të qeverisë”, shkruan Orav.

Lajme të ngjashme