Opsioni për subvencionimin e teksteve shkollore i vështirë: Mjetet mund të mos shpenzohen për tekste - NACIONALE

Opsioni për subvencionimin e teksteve shkollore i vështirë: Mjetet mund të mos shpenzohen për tekste

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Opsioni i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për subvencionimin e teksteve shkollore për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën po shihet si mjaft i komplikuar.

Publikimi i këtij opsioni nga ministrja Arbëria Nagavci ka nxitur kritika të shumta. Ekspertët e fushës së arsimit kanë bërë me dije se ky opsion nuk është i thjeshtë. Ata kanë përmendur sfidat me të cilën do të përballet ky proces.

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, ka vlerësuar se ky opsion i ministrisë do të jetë mjaft kompleks.

Sipas tij, në këtë proces do të këtë shumë aplikime e do të duhet të verifikohen shumë të dhëna.

Zbatimi i një opsioni të tillë nuk është aspak i thjeshtë. Në aspektin praktik është punë shumë e vështirë të procesohen rreth 100 mijë aplikime për rimbursim nga prindërit dhe të ekzekutohen pagesat, me ç’rast duhet të verifikohen të dhënat për fëmijët: në cilën shkollë dhe klasë vijojnë mësimin, si dhe cilat tekste i ka përzgjedhur shkolla”, ka thënë ai për IndeksOnline, duke përmendur edhe problemet tjera me të cilat pritët të përcjelljet ky proces.

Vet përcaktimi i lartësisë së pagesës është problematikë në vete, pasi çmimet mund të ndryshojnë varësisht nga libraria. Probleme tjera mund të lindin me njerëz që nuk i shpenzojnë mjetet për tekste, por për diçka tjetër, ose të tillë që i kanë llogaritë e bllokuara për shkak të borxheve.”, është shprehur ai.

Edhe më kritike ka qenë anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu.

Ajo ka bërë një llogaritje duke konkluduar se ky opsion do t`i kushtoj shumë shtrenjtë MASHTI-it.

Në bazë të njoftimit që lansoi Ministrja Nagavci para pak minutash dhe bazuar në statistikat që MASHT ka të publikuara, mund të llogaritet kostoja e shpenzimeve për tekste shkollore: 1. Gjithsej nxënës në shkollën fillore: 132 483. Kostoja e teksteve shkollore për nxënës 80 euro dhe gjithsej do të kushtojë: 10 598 640 Euro. 2. Gjithsej nxënës në shkollën e mesme të ultë janë: 95 501. Kostoja e kompenzimi për materiale shkollore do të bëhet 30 Euro për nxënës dhe do të kushtojë: 2 865 030 Euro. Gjithsej nxënës: 227 984. Gjithsej kostoja e rimbursimit të teksteve shkollore: 13 463 670 Euro”, ka shkruar ajo në profilin e saj në “Facebook”.

Sipas saj, ministrja ka zgjedhur opsionin me te keq.

A po i kushtojkan tekstet shkollore buxhetit të Kosovës tani ma lirë, a ma shtrenjtë? 13 Milion është shumë më shtrenjtë se 4 Milion, sa kishte paraparë për tekste MASHT. Dmth 9 Milion më shumë. Uroj të kem gabuar”, ka shkruar ajo.

Opsioni i ministrisë

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, mbrëmë ka prezantuar opsionin për subvencionimin e testeve.

Përmes një video të publikuar në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka ftuar prindërit t që të aplikojnë për subvencionim qysh nga dita e premte.

“Të dashur prindër, Nga nesër mund të aplikoni për subvencionimin e teksteve shkollore. Mjetet do të dalin në xhirollogaritë tuaja që nga fillimi i javës së ardhshme. Do të ndahen 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5 për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore”, ka thënë ajo.

Ajo ka bërë me dija se ministri do t`i mbështes edhe një pjesë tjetër të nxënësve.

Po ashtu, për herë të parë për nxënësit nga klasa 6 deri në klasën e 9 të cilët tashmë i kanë të siguruara tekstet mësimore, do të ndahen 30 euro si mbështetje për materiale të tjera shkollore”, është shprehur ajo, duke shtuar, se çmimet e teksteve do të publikohen nga shtepitë botuese.

Platforma e aplikimit bashkë me instruksionet do të publikohet nesër. Çmimet e teksteve do të publikohen nga shtëpitë botuese ku lista e teksteve të përzgjedhura nga aktivet profesionale tashmë është e gatshme andaj, ftojmë të gjithë prindërit të konsultohen me mësimdhënësit se cilat tekste duhet t’i blejnë. Suksese dhe qoftë vit i mbarë për fëmijët tanë!”, ka thënë Nagavci.

Lajme të ngjashme