Opozita s’dëshiron ta lë Kurtin “të viktimizohet” përmes rrëzimit: Zgjedhjet e reja “ekskluzivisht” në duart e tij - NACIONALE

Opozita s’dëshiron ta lë Kurtin “të viktimizohet” përmes rrëzimit: Zgjedhjet e reja “ekskluzivisht” në duart e tij

2 vjet më parë

nga NACIONALE

”Ne i ndihmojmë me numra opozitës që kur të duan shkojmë në zgjedhje”.

Për herë me përzgjedhjet më të qartë të fjalëve Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, artikuloi ofertë ndaj opozitës për shkuarjen në zgjedhje të hershme në nivel të vendit duke folur në televizionin publik, kur tha se “unë po ju them shkojmë në zgjedhje kur të doje opozita”.

Në mbledhjen e parë të Kryesisë së Kuvendit pas këtij deklarimi tonik të Kurtit – gazetari i Nacionales, Vullnet Krasniqi, shkoi të shoh për vete se a qëndron kështu çështja: a po do opozita zgjedhje? A i ndihmon pozita me numra?

Por, përgjigjet që mori ishin krejt të çakorduara: si prej pushtetit si prej opozitës. Askush s’diti të thotë prerazi se si do të vijojdë jetëgjatësia e kësaj qeverisje.

I pari që u deklarua ishte Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, i cili rikujtoi që AAK “tashmë qe një vit e shtatë muaj” ka paraqitur idenë e mocionit të mosbesimit, por më kot, sepse propozimi i tyre kishte rënë në vesh të shurdhër edhe te vetë opozita; asokohe edhe PDK i quante “vagoni i fundit” në parlament.

Tahir tha se se zgjedhje të reja po, por ama “jo pa u dekoduar dhe konspiruar” Kurti, i cili, sipas tij, synon “viktimizim...që të thotë opozita s’po na lë me punu”.

E valla jo, duhet m’u dekonspiru njëherë para se me shku në zgjedhje”, tha Tahiri në përgjigjen ndaj pyetjes së Nacionales.

Ne si AAK do ta dekodojmë, dekonspirojmë qeverisjen më të dobët në historinë e Kosovës. Kur ne i kemi kërku rrritje të pagave, ai çohet qet probleme në veri, me tabela, ta ka vendos problemin për dinarin, a keni ni najher problem për dinarin?”, tha Tahiri i AAK-së.

Para pyetjes së Vullneti Krasniqit u gjet edhe Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila e cila konstatoi se “opozita le të fokusohet njëherë në vete” për çka tha se as brenda vetë tyre nuk ka pajtim të përgjithshëm për këtë çështje.

“Qëndrimi zyrtar i VV është që përderisa nuk ka një nismë serioze e cila tregon së pari përcaktimin e tri GP të opozitës, është absurde që pozita të pritet t’ia ndihmojë njërit grupim politik, qoftë ai që kërkon mocion. Qoftë ajo që kërkon dorëheqje, apo shpërbërjen e kuvendit”, tha Kusari-Lila.

Le të fokusohen ata për vete, le ta dinë se ku janë së bashku. Dimë se i kan 44 vota të gjithë bashkë, dimë se i kanë 61 vota për mocion të suksesshëm, ndërsa 80 për shpërbërje të kuvendin. Këto janë njëherë të largëta e dëshirore për të kërkuar votat e pozitës”, ka thënë ajo.

Nga Partia Demokratike e Kosovës – që janë deklaruar të parët se i japin nënshkrimet – Blerta Deliu-Kodra e morri si të mirëqenë se vendi “po shkon drejt zgjedhjeve” dhe se Kurti “është dorëzuar”:

Është mirë që edhe kryeministri e tha që po shkojmë drejt zzgjedhjeve të cilat do të mbahen së shpejti. PDK e ka thënë qe sa kojë që sa më parë të ketë zgjedhje. I ka humbur kuptimi kësaj qeverie”, tha ajo.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, tha se shkuarja drejt zgjedhjeve të reja me numrat aktual siç janë pozitë-opozitë është “eksluzivisht” në dorë të Kurtit dhe jo të opozitës.

“Por, Kurti duhet ta krijojë paraprakisht situatën e re politike dhe bëhet me dorëheqje, ose me nismën e Kurtit për shpërbërje të Kuvendit dhe pastaj i ka numrat, dhe ashtu na qet para faktit të krym”, tha ai.

Kryeministri është i ekskominikuar nga zyrtarë shumë të lartë të vendeve partnere. Kosova ka muaj të tërë nën sanksione. Kjo është situata të cilën ne po e kosntatojnë. Zgjidhja është që Kurti duhet t’u jap mundësi qytetarëve të Kosovës të gjejnë zgjidhje. Duhet të dorëhiqet dhe ne pastaj e shpërbëjmë kuvendin me 2/3. Pra ne nuk marrin mandat qeverisës, nuk përkrahim mandat tjetëer qeverisës dhe deklarojmë publikisht se përkrahim një mocion të shpërndarjes së kuvendit i cili bëhet me 2/3”, shtoi ai.

Forma është ekskluzivisht në duart e kryeministrit, s’bëhet pa të kjo punë. Le të dorëzohet edhe formalisht përderisa është dorëzu politikisht”, përfundoi ai.

Lajme të ngjashme