Opozita i merr ndërmarrjet publike në Prishtinë: Asistenti i Kurtit në NPB
Partitë opozitare në Prishtinë, i kanë marrë me shumicë votash ndërmarrjet publike në Prishtinë.
Asistenti i kryeministrit Kurti, Arianit Beqiri, është emëruar aksionar në Ndërmarrjen Publike Banesore.
Emërimet:
Gëzim Mehmeti dhe Sami Borovcin në “Termokos”,
Arianit Beqiri dhe Besart Krasniqi në “Ndërmarrjen Publike Banesore”,
Femi Osmani dhe Petrit Reçica në ndërmarrjen “Pastrimi”
Valbona Ajeti dhe Taulant Maxharraj në ndërmarrjen “Hortikultura”
Triera Kosumi- Berisha dhe Gëzim Sveçla në “Trafikun Urban”
Endrit Zabërgja dhe Bahri Gashi në “Sport Marketing”
Mirsad Vitia dhe Besnik Mujeci në “Stacionin e Autobusëve”
Flamur Kelmendi dhe Besnik Haziri në “Prishtina Parking”
Kushtrim Mushica dhe Endrit Gashi në “Pallatin e Rinisë”
Teuta Kadiu-Gjinolli dhe Arbnora Berisha në “Kuzhina Qendrore”.