Operacioni “Goditja”: Pejanit i gjenden dhjetëra thika, sprej e boksa të hekurit – lirohet në procedurë të rregullt - NACIONALE

Operacioni “Goditja”: Pejanit i gjenden dhjetëra thika, sprej e boksa të hekurit – lirohet në procedurë të rregullt

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një rast i çuditshëm ka ndodhur në Pejë.

Gjatë realizimit të operacionit Goditja, Policia atje ka arrestuar një person të cilit i janë gjetur dhjetëra thika, 2 sprej, katër elektroshok, boksa të hekurit.

Por i njëjti është liruar me vendim të prokurorit.

Njoftimi:

Arrestohet njё person i dyshuar pёr “Mbajtje nё pronësi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armëve”

Pejë, 17 gusht 2023

Më datë 17 gusht 2023, nё vazhdën e aktiviteteve tё planit Operativ “Goditja” Stacioni Policor nё Pejё ka realizuar njё operacion, nё rrugën “Qarshia e Gjatё”, nё Pejё.

Duke përfillur procedurat ligjore, pas kontrollit tek personi i dyshuar janё gjetur dhe sekuestruar:

• Dy (2) Sprej OC Body Guard

• Katёr (4) elektroshok Dimming Light

• mjete te mprehta (Thika)

• boksa metalik

I dyshuari ёshtё arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit ёshtё liruar nё procedurё te rregullt.

Lajme të ngjashme