Olluri: Kurti po humb më shumë kohë për të ruajtur “dinjitetin” e tij sesa të Kosovës - NACIONALE

Olluri: Kurti po humb më shumë kohë për të ruajtur “dinjitetin” e tij sesa të Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Parim Olluri, ka kritikuar qeverinë për mënyrën se si e ka trajtuar dialogun me Serbinë.

Ai tha se qeveria tregoi për kombësitë spanjolle dhe sllovake të Borrell dhe Lajcak vetëm pas konfliktit me ta.

“Qeveria Kurti me zbulu që Borrelli është spanjoll e Lajcaku sllovak. Tek tash e zbuluan kombësinë e tyre. Pse Borrelli në asnjë moment nuk ishte kaq i anshëm, e pse ishte kaq i anshëm pas takimit Kurti-Vuçiq?." - tha Olluri në 'Pressing' të T7.

Sipas Ollurit, kryeministri po humbë kohë më shumë për të ruajtur dinjitetin e tij sesa të Kosovës.

“Kurti nuk është duke humbur kohë me ia rujtë dinjitetin Kosovës, por është duke bërë përpjekje të mëdha për ta ruajtur dinjitetin e tij, për shkak të Zajednicës. Gjatë rrugës Kurti nuk diti me i bindë ndërkombëtarët." - tha Olluri po ashtu.

Lajme të ngjashme