"Okupimi s'ka përfunduar kurrë mirë", "ne vendosim kur": A po kërcënon me luftë Vuçiqi? - NACIONALE

"Okupimi s'ka përfunduar kurrë mirë", "ne vendosim kur": A po kërcënon me luftë Vuçiqi?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq në adresimin e tij para popullit serb për zgjedhjet në veri ka pasur edhe deklarata me nëntekst kërcënues për Kosovën.

I pyetur se çka do të bënte konkretisht kur thotë që Serbia do ta mbrojë pozitën e popullit serb, ai fillimisht u shpreh se beson që serbët do të bëjnë gjithçka që gjithmonë të ruhet paqja.

“(Zgjedhjet) ishin fotografia më e mirë e demokracisë së rreme. Jo vetëm e Prishtinës, por edhe e atyre që e mbështesin.” – u shpreh presidenti serb, raporton Kosovo-Online.

“Doli që serbët janë një popull i fortë, serioz dhe i përgjegjshëm, që dinë t’i mbrojnë interesat e tyre përkundër kërcënimeve jo të vogla,” – theksoi tutje ai.

Më pas, ai tha deklaratat problematike.

“Një okupim duhet të marrë fund, ne jemi të vetmit që zgjedhim kur. Ky është avantazhi i kësaj situate, nëse ka një avantazh. Ata vendosën të okuponin edhe popullin edhe territorin, një popull që s’i do e një territor ku nuk kanë qenë kurrë të pranishëm,” – u shpreh presidenti serb në deklarimet e tij.

“Asnjë okupim nuk ka përfunduar asnjëherë mirë,” – u shpreh ai.

Në deklarata të mëhershme po gjatë këtij adresimi, z. Vuçiq u tregua triumfal duke thënë që Kurti dhe Quinti kishin pësuar debakël në zgjedhjet e 23 prillit.

“Dje, populli serb tregoi që ata duan komplet qasje tjetër, mbi të gjitha nga komuniteti ndërkombëtar. Kur e them një gjë të tillë, i referohem fuqive perëndimore. Populli serb po kërkon më shumë respekt, dialog, dhe dialog të vërtetë, por jo zgjidhje të imponuara,” – u shpreh presidenti serb.

Ai paralajmëroi edhe ndryshime tektonike pas zgjedhjeve.V

Lajme të ngjashme