Odalloviqi: Për herë të parë po përcaktohet përgjegjësia e strukturës së UÇK-së në krime të shumta - NACIONALE

Odalloviqi: Për herë të parë po përcaktohet përgjegjësia e strukturës së UÇK-së në krime të shumta

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i komisionit të Qeverisë së Serbisë për Persona të Zhdukur, Veljko Odalloviq, ka folur në lidhje me nisjen e gjykimit ndaj Hashim Thaçit dhe tre ish-krerëve tjerë të UÇK-së.

Odalloviq u shpreh se ishte e rëndësishme që për herë të parë kishim një procedurë ku përcaktohej përgjegjësia e strukturës komanduese të UÇK-së.

“Ajo strukturë është përgjegjëse për krime të shumta, kidnapime, ajo që presim sot të marrim përmes këtij procesi janë përgjigjet në pyetjet se çfarë ka ndodhur me njerëzit që i kërkojmë. Sot po kërkojmë edhe 553 persona të tjerë, kemi dorëzuar një listë me 144 kampe.” – u shpreh z. Odalloviq, përcjell Kosovo-Online.

Ai shtoi se besonte që masat për mbrojtjen e dëshmitarëve kësaj here ishin më të mira se në të kaluarën.

Odalloviqi tha se shpresoj që të ketë aktakuza të reja nga Gjykata Speciale.

Lajme të ngjashme