O’Brien: Siç tha Rama, ta vazhdojmë punën për Planin e Rritjes, mos të politizojmë - NACIONALE

O’Brien: Siç tha Rama, ta vazhdojmë punën për Planin e Rritjes, mos të politizojmë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendësndihmës sekretari amerikan, James O’Brien ka thënë se duhet të vazhdohet puna për Planin e Rritjes,

“Jam këtu për të pasur një treg të përbashkët rajonal dhe të ofruar qasje vendeve në tregun unik evropian. Tani mendoj që kjo strukturë po lëvizë përpara. Po flasim për tregun e përbashkët si një qëllim për të ardhmen. Shumica e komuniteteve ekzistojnë tashmë.

E para, ajo që vërtetë më pëlqen në këtë plan, është që mund të arrihet. Qëllimi është që njerëzit, kapitalet, shërbimet, mund të lëvizin më shpejt se sa që kanë bërë përpara.” – u shpreh ai.

O’Brien përsëriti një deklaratë të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, duke thënë se duhet të vazhdohet puna e mos të politizohet.

“Nëse mund të shtoj atë që tha kryeministri Rama, ta vazhdojmë punën, të mos i politizojmë, t’u themi njerëzve tanë që kjo mund të jetë një gjysmë miliardë fitim dhe mund ta reduktojmë kohën e pritjes për tri orë. Duhet t’i marrim të gjtha këto parasysh...Nëse i bëjmë këto, do të kuptojmë që disa problem politike do të jenë më të lehtë.” – tha ai.

Ndryshe, në këtë samit po marrin pjesë liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Të pranishëm, janë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Lajme të ngjashme