O’Brien i prerë për “bandat lokale” që mund të shkaktojnë dhunë në veri: NATO do t’i ndalojë
Ndihmës Sekretari amerikan Shtetit për çështjet të Evropës dhe Euroazisë, Jim O’Brien në një intervistë për Tanjug foli për rrezikun në Ballkan, dialogun Kosovë-Serbi po ashtu edhe për Rezolutën 12/44.
O’Brien tha se Kosova rrezikun më të madhë e ka në pjesëm veriore ndersa problem e konsideron edhe kërcënimet për ndarje në Bosnje-Hercegovinë. Në dritën e kësaj top-zyrtari amerikan tha se me hapat qe i ka ndërrmarrë NATO në vitin e fundit, mund t’i ndalojë bandat lokale që të shkaktojnë ndofarë dhune të armatosur si në Kosovë po ashtu edhe Bosnje-Hercegovinë.
“Rreziku primar është në pjesën veriore të Kosovës dhe me kërcenimet më shkëputje të BeH-së. Me hapat që kemi marrë vitin e fundit NATO është më e fortë; si forcë primare pjesë e forcave ndërkombëtare, të KFOR-it në veri të Kosovës, por edhe si forcë mbeshtetëse në EUFOR në BeH, dhe mendoj se mund t’i ndalojë bandat lokale për të krijuar dhunë. Jam shumë i entuziazmuar sepse ka pasur bashkëpunim të mirë me autoritetet serbe dhe autoritetet kosovare, për të provuar në adresimin e rrezikut për dhunë dhe rritjen e konflikteve në pjesen veriore të Kosovës. Dhe mendoj se me atë kemi shancë për progres në politikë - dialogun, plani i rritjes e gjëra të tjera për të trajtuar shkaqet e dhunës”, tha O’Brian.
Gazetare: Rozafa Morina
Derisa duke folur për Rezolutën 12/44 ai tha se si proces filloi dhe mbaroi me pavarësinë e Kosovës: kësisoji duke i hapur derë Kosovës për të pasur forcë të armatosur për mbrojtjen e territorit të vet; me ç’rast edhe u formua FSK-ja. “Ky proces filloi dhe rezultoi në pavarësinë e Kosovës. Kosova ka të drejën ta mbrojë territorin e saj. Është bërë që në një proces trasparent dhe në kordinim me partnerët ndërkombëtar, si një mënyrë për të siguruar mbrojtjen e tyre por edhe pa kërcenuar shtetet tjera. Mendoj se në tërësi është një levizje drejt stabilitetit në regjion, që në do ta vazhdojmë ta mbështesim nga ShBA.”- shtoi ai.
O’Brien për dialogun tha që tashmë është bërë e ditur se dëshirojnë që të ecet para. Ai thotë se dialogu është mënyra e vetme e adresimit të shqëtesimeve të të dyja palët, po ashtu thotë se e vetmja gjë që kërkohet ndaj Kosovës dhe Serbisë është t’u qëndrojnë obligimeve të marra në kuadër dialogut.
“Dialogu është pjesë e mënyrës së adresimit të shqetësimeve. EU-ja ka thënë se çmimi për të vazhduar përpara për të dyja Serbin dhe Kosovën është përkueshmëria e plotë në dialog. Ne kemi edhe mënyra tjera si themelimi i Planit Rritës për Ballkanin Përendimor nga EU-ja, i cili ofron një mënyrë të prodhimit të kordiminit në gjëra si exportimi jashta kufijeve, bashkpunimi në taksa, të gjitha problemet praktike që duhet të filloj të ketë benifite për qytetarët dhe të demostroj benifitin e bashkëpunimit në regjion.”, vazhon ai.
O'Brien është pyetur edhe për mbështetjen e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së dhe pse Prishtinës i është lejuar të blejë drone, duke kujtuar se sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, KFOR-i është e vetmja forcë e armatosur që lejohet të operojë në Kosovë.
O'Brien, megjithatë, thotë se Rezoluta 1244 në fakt vendosi vetëm një proces politik për diskutimin e së ardhmes së Kosovës.
“Ai proces çoi në pavarësinë e Kosovës. Kosova ka të drejtë të mbrojë territorin e saj si çdo shtet tjetër. Dhe këtë e bën në kuadër të një procesi transparent dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, si një mënyrë për të siguruar mbrojtjen e saj, por jo për të dërguar një kërcënim për fqinjët. “Në përgjithësi, është një hap përpara drejt stabilitetit në rajon dhe do të ketë mbështetjen e SHBA-së”, tha O'Brien.