NZZ: Kurti është një nacionalist dhe ideolog, e jo pragmatist i durueshëm; po deligjitimon shqetësimet e serbëve - NACIONALE

NZZ: Kurti është një nacionalist dhe ideolog, e jo pragmatist i durueshëm; po deligjitimon shqetësimet e serbëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

“Albin Kurti nuk është një pragmatist i durueshëm, por një nacionalist dhe ideolog i cili dëshiron përfundimisht ta detyrojë fuqinë shtetërore të Kosovës në mbarë territorin dhe ka pak mirëkuptim për situatën e serbëve të Kosovës”. Kështu shkruan gazeta më e madhe gjermanofone zvicerane Neue Zürcher Zeitung në një artikull kushtuar ngjarjeve të fundit në pjesën veriore të Kosovës por edhe mbarë kontekstit historik ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë.

NZZ vazhdon edhe më tej të kritikojë kryeministrin kosovar, Albin Kurti, për të cilin thotë se “ai vazhdon të deligjitimojë brengat e serbëve të Kosovës duke u portretuar si thjesht kukulla të Serbisë, që duan ta ndihmojnë Rusinë të destabilizojë Kosovën”.

“Për të protestuesit janë ‘milici fashiste’”.

Ndërkaq për serbët e Kosovës, NZZ thotë se kanë mbetur peng në konfrontimin mes dy shteteve Kosovës dhe Serbisë.

“Kurti dëshiron t’ua dëshmojë fuqinë publikut të tij të brendshëm; jo më pak edhe Vuçiq nxiti krizën në dhjetor duke vendosur ushtrinë serbe në gatishmëri të lartë”, shkruan gazeta zvierane

Gazeta zvicerane shkruan se Perëndimit “urgjentisht i duhet të ketë sukses” në Ballkan, teksa vazhdon “është për të dyshuar nëse kjo mund të arrihet me këtë antagonizëm të thellë shqiptaro-serb”.

Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ) ka botuar gjithastu para një jave një artikull për tensionet e fundit në veri të Kosovës. Dhe ky artikull, ani pse është përgatitur nga Michael Martens që e kishte intervistuar Kurtin para disa muajsh duke ia hequr edhe një pjesë problematike, është mjaft i rëndë për Qeverinë e Kosovës. Çka thuhet aty?

Artikulli në fjalë është titulluar “Kush po bën lojë të gabuar në Kosovë?” (gj. Wer spielt ein falsches Spiel im Kosovo?”)

“...politikat e kryeministrit kosovar Kurti janë në përputhje me planet serbe për destabilizim të rajonit,” – ka shkruar z. Martens mes tjerash në këtë artikull, derisa argumenton këtë pikëpamje.

Ai shkruan se një konflikt i ri në ‘oborr’ të Evropës Juglindore është gjëja e fundit që i duhet Perëndimit aktualisht. Dhe, nuk besohet që dikush do të kundërshtonte një poentë të tillë.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dëshiron të përdor gjithë pushtetin e tij për të siguruar monopolin e shtetit në përdorim të dhunës në veri. Presidenti serb Aleksandër Vuçiq, qeveria e të cilit nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, dëshiron ta pengojë një gjë të tillë – dhe ka qenë goxha e suksesshme deri tash. Megjithatë, Kurti po ia bën panevojshëm shumë të lehtë.” – shkruhet në një paragraf tjetër ku argumentohet qëndrimi i tij.

E qysh po ia bën Kurti më të lehtë Vuçiqit?

Ai këtu përmend marrëveshjen e vitit 2013, që parasheh edhe Asociacionit përveç integrimit të serbëve të veriut në institucionet e Kosovës.

Martens konsideron në FAZ se Kurti po pengon Asociacionin me “arsyetime pjesërisht të dobëta”.

Gazetari tutje argumenton pse fjalët e Kurtit kundër Asociacionit nuk qëndrojnë.

“Përveç faktit që enklavat serbe në jug, të rrethuara nga vendbanime shqiptare, nuk mund të shkëputeshin lehtë nga pjesa tjetër e Kosovës, vetë qeveria kosovare ka fuqinë t’ia heqë lehtë këtë instrument Vuçiqit. Modelet e një Asociacioni sigurisht që janë të imagjinueshme, të cilat do t’i mundësonin pakicës serbe të vetëqeverisej në masë të madhe pa rrezikuar shtetin kosovar.” – argumenton tutje Martens.

Sipas tij, duke e refuzuar edhe vetë idenë e një Asociacioni serb të komunave, Kurti po ia bën më të lehtë planin Vuçiqit për destabilizimin e Kosovës dhe për fajësimin e Prishtinës për një gjë të tillë.

“Kjo nuk është në interes të Kosovës, dhe as të Perëndimit.” – shkruan z. Martens në fjalën e tij.

Lajme të ngjashme