"Nusja s'dtth që është e bukur...": Kurti bisedon me emisarin gjerman Sarrazin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë me emisarin e Gjermanisë, Manuel Sarrazin, pak ditë para takimit që do të mbahet në Ohër.
Kurti përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Kosova vazhdon të jetë palë konstruktive, kreative dhe e përkushtuar në dialog për një marrëveshje drejt normalizimit të marrëdhënieve.
“E falenderova për rolin dhe përkrahjen e tij të vazhdueshme.” – ka shkruar Kurti në fund.
Ahead of the next high-level meeting in Ohër I spoke w/ 🇩🇪special envoy @ManuelSarrazin. We continue to be constructive, creative & committed to open & substantial dialogue toward an agreement for full normalization of relations. I thanked him for his role and continuous support.
— Albin Kurti (@albinkurti) March 16, 2023
Ndërkohë, para pak ditësh në një intervistë për RTK-në, Sarrazin tha se është i bindur që kjo marrëveshje është më e mira e mundshme, derisa përmendi edhe një shembull.
Ai tha se “nusja nuk do të thotë se është shumë e bukur, por martesa duhet të bëhet…”.
“Nuk besoj se mund të kishte formulim më të mirë për interesat e Kosovës në atë marrëveshje e që dot ë ishte realiste për të arritur në proces, pra është krejtësisht e qartë, nëse kjo marrëveshje do të refuzohet nga Kosova, nuk dot ë ketë asnjëherë marrëveshje më të mirë në tryezë, nuk do të thotë ta pëlqeni, të jetë e përkryer. Nusja nuk do të thotë se është shumë e bukur, por martesa duhet të bëhet, ndoshta marrëveshja nuk është krejtësisht e duhura, ose më e mira e mundshme, mirëpo duhet të shihen mundësitë e së ardhmes që përqafohen nga kjo marrëveshje." - ka thënë ai.
