Emisari gjerman për marrëveshjen: Nusja nuk do të thotë se është shumë e bukur, por martesa duhet të ndodhë - NACIONALE

Emisari gjerman për marrëveshjen: Nusja nuk do të thotë se është shumë e bukur, por martesa duhet të ndodhë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ka thënë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ndodhë, pasi që është shumë e rëndësishme.

Në një intervistë për RTK-në, Sarrazin tha se është i bindur që kjo marrëveshje është më e mira e mundshme, derisa përmendi edhe një shembull.

Ai tha se “nusja nuk do të thotë se është shumë e bukur, por martesa duhet të bëhet…”.

“Nuk besoj se mund të kishte formulim më të mirë për interesat e Kosovës në atë marrëveshje e që dot ë ishte realiste për të arritur në proces, pra është krejtësisht e qartë, nëse kjo marrëveshje do të refuzohet nga Kosova, nuk dot ë ketë asnjëherë marrëveshje më të mirë në tryezë, nuk do të thotë ta pëlqeni, të jetë e përkryer. Nusja nuk do të thotë se është shumë e bukur, por martesa duhet të bëhet, ndoshta marrëveshja nuk është krejtësisht e duhura, ose më e mira e mundshme, mirëpo duhet të shihen mundësitë e së ardhmes që përqafohen nga kjo marrëveshje." - ka thënë ai.

Vlen të theksohet se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq tashmë e kanë pranuar planin evropian, derisa pritet që të takohen më 18 mars në Ohër, në një takim ku ka pritshmëri se mund të nënshkruhet një marrëveshje mes dy palëve.

Gjatë kësaj jave, po ashtu Prishtinën dhe Beogradin në prag të takimit pritet që t’i vizitojë edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar.

Lajme të ngjashme