Nushi: Jemi totalisht të zhgënjyer me opozitën, janë dorëzuar - NACIONALE

Nushi: Jemi totalisht të zhgënjyer me opozitën, janë dorëzuar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sekretari i PSD-së, Nol Nushi, është shprehur i zhgënjyer me opozitarizmin e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.

Ai ka vlerësuar se këto parti parlamentare janë dorëzuar para Qeverisë Kurti.

Ne jemi totalisht të zhgënjyer nga opozita parlamentare dhe nuk po besoj që veç ne, edhe votuesit e opozitës parlamentare janë të zhgënjyer. Sepse ka një dorëzim, ka njëfarë heshtje karshi gjitha këtyre problemeve që tashmë po bëhen të përditshme. Ne po flasim për këto vendime të mëdha por qeverisja është e mbushur edhe me vendime përditshme të vogla për të cilat duhet angazhim i çdoditshëm dhe njëfarë aktivizimi politik i pashtershëm për cilën nuk po ndodh nga opozita parlamentare”, ka thënë Nushi për EO.

Sipas tij, e vetmja opozitë në Kosovë është PSD-ja.

Rrjedhimisht PSD po qëndron këtu pothuajse e vetme si opozitë e vetme dhe prandaj edhe po garojmë këto zgjedhje që me i ofru Kosovës një opozitë çfarë i nevojitet”, është shprehur Nushi.

Lajme të ngjashme