Nurellari: Veriu digjet, Kurti krihet në Austri - NACIONALE

Nurellari: Veriu digjet, Kurti krihet në Austri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Adri Nurellari, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për vizitën e tij në Austri në kohën kur tensionet në veri të vendit janë rritur.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në kohën kur veriu digjet, kryeministri Kurti po krihet në Austri.

Veriu digjet, Kurti krihet në Austri. Në një pjesë të vendit po vihet në pikëpyetje rendi ligjor, demokracia, sovraniteti, paqja e stabiliteti i vendit dhe kryeministri turist i papërgjegjshëm nuk bën detyrën që t’i dalë zot vendit, por shkon në një konferencë social-demokratësh në Austri. Ironikisht konferenca quhet “Për një shoqëri sociale, demokratike, paqësore”, vlera që sot janë duke u kërcënuar në veri të Kosovës e jo në Vjenë”, ka shkruar Nurellari.

Lajme të ngjashme