Nurellari për viztën e Kurtit në Maqedoninë e Veriut: Kryeministri i Kosovës duhet t’i unifikojë shqiptarët, jo t’i përçajë - NACIONALE

Nurellari për viztën e Kurtit në Maqedoninë e Veriut: Kryeministri i Kosovës duhet t’i unifikojë shqiptarët, jo t’i përçajë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zyrtari i PDK-së, Adri Nurellari, thotë se kryeministri Albin Kurti po ndërhyn në mënyrë të paprrecedentë në çështjet e brendshme të shqiptarëve në rajon. Nurellari mendon se Kurtit i takonë të punojë në unifikimin dhe jo përçarjen e tyre.

Fillimisht, Nurellari tha se Kurti po i bën opozitë dy partive më të mëdha në Maqedoninë e Veriut.

Kryeministri Kurti ndodhet sot në vizitë jo-formale në Maqedoni të Veriut, duke mbështetur një grupacion të ri të sapokrijuar politik dhe dy parti të vogla (Besa, Alternativa), por duke bërë karshillëk ndaj partive kryesore shqiptare BDI dhe Aleanca Shqiptare”, tha ai.

Më pas ai foli për këshilltarët e emëruar nga Lugina e Presheves dhe pjesmarrjen në zgjedhjet në Shqipëri.

Për sa i përket Luginës së Preshevës, bëri këshilltarë politikë Sinanin dhe Mustafën, dy figura qendrore të PVD-së, duke treguar përçmim dhe mungesë respekti për partitë e tjera shqiptare atje. Në Republikën e Shqipërisë formoi parti të re që garoi dhe madje shkoi vetë për fushatë elektorale”, vazhdoi Nurellari.

Në fund, ai tregoi “obligimet” e kryeministrit kosovarë ndaj shqiptarëve në rajon.

Ai po ndërhyn në mënyrë të paprecedentë në çështjet e brendshme të shqiptarëve të shteteve fqinje . Nga kryeministri i Kosovës pritet që të punojë për unifikimin e shqiptarëve e jo për t’i përçarë ata. Njëherazi kjo sjellje e papërgjegjshme dëmton raportin e Shkupit dhe Tiranës zyrtare me Prishtinën, gjë që është në dëm të Kosovës”, tha ai.

Lajme të ngjashme