Numërimi drejt fundit: LVV prin me 43.52%, me 92.51% e vendvotimeve të procesuara - NACIONALE

Numërimi drejt fundit: LVV prin me 43.52%, me 92.51% e vendvotimeve të procesuara

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të kryesojë në rezultatet preliminare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pas procesimit të 2,311 nga 2,498 vendvotime, ose 92.51%.

Sipas të dhënave të përditësuara, LVV ka marrë 43.52% të votave, përkatësisht 279,869 vota.

E dyta renditet PDK me 21.43% ose 137,838 vota, ndërsa LDK është e treta me 17.93%, apo 115,311 vota.

AAK ka marrë 7.22%, apo 46,407.

Lajme të ngjashme