Numri i minatorëve grevistë që kërkojnë ndihmë mjekësore shkon në gjashtë - NACIONALE

Numri i minatorëve grevistë që kërkojnë ndihmë mjekësore shkon në gjashtë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtoresha e spitalit të Mitrovicës, Luljeta Zhubi, ka njoftuar se është rritur numri i minatorëve grevistë që kanë kërkuar ndihmën mjekësore.

Ajo ka treguar se gjendja shëndetësore u është keqësuar edhe disa minatorëve tjerë.

“Gjashtë minatorë janë pranuar në Emergjencë, pesë prej tyre e kanë marrë terapinë dhe tashmë janë liruar, kurse i gjashtë është në proces duke e marrë terapinë. Ata kanë ardhur të lodhur dhe me marramendje në spital. Pas terapisë gjendja e tyre ka qenë e mirë”, ka thënë Zhubi për “Koha.net.

Lajme të ngjashme