Numërohen dy kuti të votave të diasporës për Klinë: LDK po prinë, ky është dallimi me VV-në
Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve po vazhdon numërimi i votave me postë të diasporës.
Gazetari ynë nga terreni, Oqean Dërmaku, na njofton se janë numëruar edhe dy kuti numërimi për në Klinë.
Atje, duket se po prinë Lidhja Demokratike e Kosovës me 295 vota.
Rezultatet si vijon:
VP-08-03 Klinë
LVV - 120
LDK - 136
PDK - 72
AAK – 53
VP 08/04 Klinë
VV 122
LDK 159
PDK 39
AAK 21
Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbrëmjen e së premtes ka nisur me publikimin e rezultateve të votave me postë në faqen zyrtare.
Sipas numërimit të 14.36 për qind të këtyre votave, Lëvizja Vetëvendosje është në vendin e parë me një diferencë jo të madhe nga vendi i dytë, që është LDK-ja,
Në bazë të këtij numërimi LVV-ja ka marrë 44.33 % të votave.
Në vendin e dytë është Lidhja Demokratike e Kosovës që deri më tani ka 33.55%.
Pas saj renditët Koalicioni AAK-Nisma me 9.68 % të votave, kurse në vendin e katër është Partia Demokratike e Kosovës me 6.48 %.