Nuk votohet Rezoluta e AAK-së për dialogun, LVV voton kundër
Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një seancë, e ku e vetmja pikë e rendit të ditës ishte diskutimi për çështjen e veriut. Në fakt, kjo seancë ishte një interpelancë për veriun, ku u propozua edhe një rezolutë për dialogun.
Kjo rezolutë, e cila u diskutua në Kuvend, u propozua nga AAK.
Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, e paraqiti në fund të seancës pikat e rezolutës, në të cilën kërkohej një konferencë në ShBA.
“Nuk e di pse s’duhet të votohet kjo rezolutë” – ishte fjalia e fundit e z. Tahirit, para se të votohej për rezolutën.
Pas fjalës së Tahirit, Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit, i ftoi deputetët të votojnë.
“76 deputetë u bënë tash.” – konkludoi z. Konjufca, i cili priti disa minuta për t’u bërë kourumi.
“Po e hedhim në votim projekt-rezolutën e propozuar nga grupi parlamentar i AAK-së. 77 deputetë janë në seancë.” – vazhdoi z. Konjufca.
Deputetët e LVV-së votuan në mënyrë unanime kundër kësaj rezolute.
“21 vota për, 42 vota kundër dhe një deputeë ka abstenuar. Nuk miratohet rezoluta e paraqitur nga grupi parlamentar i AAK-së”, theksoi Konjufca.
