Nuk priten incidente të dielën në veri, Elshani: Policia është e përgatitur - NACIONALE

Nuk priten incidente të dielën në veri, Elshani: Policia është e përgatitur

1 javë më parë

nga NACIONALE

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elashni, ka bërë me dije se policia është gati për procesin e votimit në veri, i cili do të mbahet këtë të diele.

Ai ka bërë me dije se nuk pret ndonjë problem gjatë procesit të votimit për largimin ose jo të katër kryetarëve aktuale.

Sipas tij, policia e Kosovës deri me tani nuk e ka asnjë informacion se mund të pritet ndonjë incident ditën e diele.

Policia e Kosovës për çdo ngjarje që është me rëndësi apo që është ngjarje interesante, punon planet e veta operacionale, kjo nuk është ndonjë përjashtim, kështu që policia është e përgatitur për ditën e diel dhe konsiderojmë që nuk do të ketë ndonjë problem, së paku deri tani, në këtë moment ne nuk kemi ndonjë informacion që do të ketë probleme”, ka thënë Elshani për Klan Kosova.

Megjithatë, ai ka thënë se policia i ka ndërmarr të gjitha përgatitjet, duke dërguar edhe trupa shtesë.

Sidoqoftë nëse do të kemi ndonjë situatë me të cilën duhet të ballafaqohemi, ne jemi të gatshëm. Do të ketë policë shtesë, sepse ndodh që do të kemi policë të rendit që do të jenë afër qendrave të votimit, ashtu siç e ka paraparë KQZ-ja”, ka thënë Elshani.

Lajme të ngjashme