“Nuk mjafton 12 kat”, Rukiqi i LDK-së: Kryeministër, sa kat Dubrava? - NACIONALE

“Nuk mjafton 12 kat”, Rukiqi i LDK-së: Kryeministër, sa kat Dubrava?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, ka ironizuar me deklaratën e dikurshme të kryeministrit Albin Kurti, i cili parafrazonte një militant që kishte thënë se “Dubrava duhet të bëhet 12 kat”.

Duke komentuar arrestimet e fundit të zyrtarëve të VV-së, Rukiqi ka ironizuar duke thënë se ndoshta nuk do të mjaftonjnë 12 kate.

“Kryeministër, Sa kat Dubrava? Me gjasë, nuk mjafton 12”, ka shkruar ai.

Prokuroria Speciale e Kosovës e ka konfirmuar lajmin se është arrestuar Ridvan Muharremi, pronar i furrës së shndërruar në restorant “Bukë e Zemër” dhe dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, që udhëhiqet nga Rozeta Hajdari.

Lajme të ngjashme