“Nuk më erdhi mirë”: I mbijetuari i masakrës që dëshmoi kundër Ivanoviqit, e kritikon Kurtin - NACIONALE

“Nuk më erdhi mirë”: I mbijetuari i masakrës që dëshmoi kundër Ivanoviqit, e kritikon Kurtin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Isa Mustafa, dëshmitari kryesor në rastin e akuzës ndaj Oliver Ivanoviqit, ka reaguar pas videos së kryeministrit Albin Kurti, i cili pati fjalë të mira për ish-politikanit serb që u vra në vitin 2018.

Në gjykim, Mustafa kishte dekluruar se Ivanoviqi kishte dhënë urdhra për ekzekutimin e disa burrave shqiptarë.

“Sikur të ishte deklaratë personale e një njeriu do të ishte diçka tjetër, por është deklaratë e kryeministrit të vendit dhe nuk është deklaratë e mirë për shkak se dihet çka ka bërë Oliver Ivanoviqi gjatë dhe pas luftës në Mitrovicë.” theksoi Mustafa për Reporteri.

“S’më ka ardhur mirë ajo deklaratë për ta mbrojtur, ku dihet se ka edhe një vendim gjykate në lidhje me ngjarjet e 14 prillit të vitit 1999 ku Ivanoviqi ishte urdhërdhënësi.” – vazhdoi Mustafa.

Lajme të ngjashme