Nuk konstituohet kuvendi, Kurti kërkon kohë: Dehari ia miraton dhe ndërpret seancën
Avni Dehari ka ndëprerë seancën konstitutive.
Këtë e bëri pas kërkesës nga Albin Kurti i cili kërkoi kohë “për bisedime” me partitë tjera.
Ai nuk dha as emër si propozim për kryetar të kuvendit.
“Kërkojmë kohë shtesë që ti japim shtesë bisedimeve për president ose presidente,” tha Kurti. Para kësaj kërkese, Kurti mbajti fjalim krejtësisht në kundërshtim me rendin e ditës.
Dehari tha se “nuk kemi emër nga subjekti më i mahd, obligohem ta ndërpresë seancën, do të njoftoheni me kohë për vazhdimin e seancës,”
Kryeministër dhe deputet?
Pak minuta pasi u betuar si deputet, lideri i VV-së, Albin Kurti, ka folur si kryeministër.
Madje, në këtë cilësi është ftuar të marrë fjalën nga kryesuesi i seancës konstituive, Avbi Deahri.
Ndonëse ishte ftuar të propozoi emrin e VV-së për Kryetar të Kuvendit, ai fillo të mbaj fjalimin politik.
Kjo nxiti reagimin e deputetëve të PDK-së, të cilët i kërkuan drejtuesit të seancës të ia ndal fjalën.
Ata përsërisnin thirrje se në seancë konstituive nuk ka debat.
Reagon opozita
Bedri Hamza e quajti “të papërgjegjshme” ndërprerjen e seancës konstitutive nga Avni Dehari pasi ia kërkoi Albin Kurti i Vetëvendosjes.
Hamza tha se “është mosseriozitet” dhe tha se Dehari abuzoi me pozitën e kryesuesit duke i lënë fjalim Kurtit.
“Kjo është shenjë e mosseriozitetit. Po shihet që vazhdojmë sjelljet e tyre të papërgjeshme. Thirret seanca thuajse në ditën e fundit për konstituim, dhe në fund dalin majnë fjalime politike, abuzojnë edhe me pozitën e kryesuesit, dhe në vend që të propoziojnë emër, ata e shtyjnë dhe nuk konstitutohet kuvendi. Kosova vazhdon me vakum instuticional, kjo dëmton vendit,” tha Hamza.
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, e ka quajtur “kulm të pafytyrësisë” pasi kryesuesi teknik i seancës konstitutive ndërpreu seancën pas kërkesës së Albin Kurtit të Vetëvendosjes.
“Ky është kulmi i pafytyrësisë,” shkroi Gjini.
Kurti kërkoi “kohë shtesë” në ditën e parafundit të afatit kushtetues për të konstituar kuvendit.
Ai e arsyetoi se i duhet kohë “shtesë” për të biseduar me partitë politike për çështjen e presidentit.