Nuk kalon Ligji që rregullon çmimet e ilaçeve, VV-ja voton kundër
Ligji për Rregullimin e Çmimeve të Ilaçeve nuk është miratuar në Kuvendin e Kosovës.
Për këtë Ligj kanë votuar 19 deputetë, 42 deputetë kanë qenë kundër, dhe 2 deputetë kanë abstenuar.
Në anën tjetër, edhe kësaj radhe Glauk Konjufca ka votuar ndryshe nga partia. Ai ka abstenuar.
Ky ligj ishte inicuar nga Floretë Zejnullahu e PDK-së.