“Nuk ka pranuar”: Panduri tregon se si e refuzoi Murati përballjen me Bajramin - NACIONALE

“Nuk ka pranuar”: Panduri tregon se si e refuzoi Murati përballjen me Bajramin

3 javë më parë

nga NACIONALE

Mbrëmë ishte e ftuar në “Debat Plus”, Hykmete Bajrami, deputete e LDK-së, e cila shprehu kritika të mëdha në drejtim të pushtetit.

Në fund të emisionit, Bajrami ia shtroi një pyetje Ermal Pandurit, moderator i emisionit.

A e ke ftu Hekuran Muratin sot me ardh në debat” – ishte pyetja e Bajramit drejtuar Pandurit.

Drejtuesi i emisionit e pranoi që Murati nuk ka pranuar të përballet me Bajramin.

E kam ftu unë, kesh t’u e jap një sqarim në fund. Unë e kam ftuar, Hekuran Muratin, ministër të Financave, për përballje me zonjën Hykmete Bajrami. Por me gjithë përpjekjet e Qeverisë me sjellë, ai nuk ka pranuar të jetë përball Hykmete Bajramit” – sqaroi Panduri.

Lajme të ngjashme