Nuk ka pasur negocim me terroristët “në asnjë moment”, i prerë zv/drejtori i policisë Elshani
Zëvendës Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, e mohon të ketë pasur negocim për largimin e paraushtarakëve serbë që kishin sulmuar në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator të vitit të kaluar, pas kthimit të kësaj teme në diskursin publik.
“Në asnjë moment nuk ka pasur negocim”, ka thënë Veton Elshani në Frontal të T7.
“Polictë e kanë pasur obligim me e ruajt veten. Në asnjë moment ne nuk kemi pasur qëllimme vra. Qëllimi jonë ka qenë me e marrë territorin, me i marr provat, em e heq rrezikun, mos me u dëmtu njerëzit. Gjatë këtij procesit janë vrarë tre e janë nxanë të gjallë tre. Na u ka vra edhe një polic i joni sëpari”, ka thënë Elshani.