“Nuk ka më haraç”: Zëdhënësi i VV-së komenton lajmin për ardhjen e një kompanie gjermane në Kosovë - NACIONALE

“Nuk ka më haraç”: Zëdhënësi i VV-së komenton lajmin për ardhjen e një kompanie gjermane në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Arlind Manxhuka, zëdhënës i VV-së, ka shkruar një status, ku ka komentuar lajmin e bërë të ditur nga LVV-ja rreth hapjes së një kompanie gjermane në Kosovë.

Sipas zëdhënësit të VV-së, hapja e kësaj kompanie tregon se në Kosovë “nuk ka më haraç për investitorët e huaj”.

Kujtojmë që VV-ja tregoi se kompania e regjistruar sot, do të punësoj 200 persona.

“Ministrja e MINT, Rozeta Hajdari, priti sot në takim përfaqësuesit e biznesit gjerman "MUNDA, MENTOR UND AUNDE", të saporegjistruar pranë Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë, si biznes i ri "Munda Kosova"

Sipas njoftimit të kësaj ministrie, nga ky investim do të hapen 200 vendeve të reja të punës.

Investimi i kësaj kompanie do të sjell edhe përvoja në fushën e tekstileve teknike me njohuritë e teknologjisë së ndriçimit të bazuar në LED. Një teknologji e re kjo që krijon mundësi krejtësisht inovative.” – theksonte VV.

Lajme të ngjashme