S’ka president: Dështon përfundimisht në mungesë kuorumi seanca e VV-së, opozita nuk i shkoi
Me vetëm 65 të pranishëm në sallë, ka përfunduar seanca për zgjedhjen e presidentit 40 minuta para afatit kushtetues të fundit për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.
Albulena Haxhiu e Vetëvendosjes e shpalli të mbyllur seancën e jashtëzakonshme për mungesë kuorumi.
"Me këtë rast nuk ka kuorum për ët vazhduar më tutje me votimin. Disa herë në këtë seancë bëra thirrje të vinë deputetë. Rrjedhimisht nuk i kemi dy të tretat e deputetëve nga 120 deputetë.
Nuk mund të vazhdojmë me votimin e raundeve. e ndërpresë seancn, dhe e vcazhdojmë në qofët se plotësohen kushtet. Falemnderit shihemi në seancat e radhës", tha ajo.