Nuk ka konstituim: Kandidati i VV-së për Nënkryetar nga radhët e komunitetit serb, nuk i merr votat - NACIONALE

Nuk ka konstituim: Kandidati i VV-së për Nënkryetar nga radhët e komunitetit serb, nuk i merr votat

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Konstituim të Kuvendit të Kosovës nuk ka.

Dimal Basha, Kryetar i Kuvendi të Kosovës, mbylli seancën konstitutive për 48 orë pasi Nenad Rashiq, i propozuari i VV-së për Nënkryetar të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, nuk i mori votat e mjaftueshme.

Rashiq, i cili nuk ka të drejtë të kandidohet pasi propozimi i takon “shumicë së deputetëve”" serbë, u nxor në short si emër i nominuar, pasi Lista Serbe nuk i ka votat për kandidatn e tyre, në të cilin insistojnë.

56 vota i mori Rashiq, por jo edhe nga komuniteti serb; çka Vetëvendosja konsideron se është gjendje kushtetuese, anipse nuk është i propozuar i grupit më të madh parlamentar të komunitetit serb.

Lista Serbe i ka vetëm 10 vota, nëntë nga deputetë të vet dhe një nga deputeti goran, Adem Hoxhiq, i cili edhe u përjashtua nga Grupi Parlamentar i AAK-së si pasojë e votimit në linjë me Listën Serbe.

Memli Krasniqi, i Partisë Demokratike të Kosovës, rikujtoi se kjo çështje është prej Planit të Ahtisaarit, që është ingranuar në Kushtetutë të Kosovës, që komuniteti serb e ka të garantuar atë pozitë dhe duhet ta zgjedhin vet.

PDK ka abstenuar në votimin për çështjen e Nënkryetarit serb, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka marrë pjesë fare në votim.

Memli Krasniqi, tha se gjendja është kundërkushtetuese me votim e Nenad Rashiqit si Nënkryetar të Kuvendit të Kosovës, dhe se Albin Kurti po do të shtyrje edhe të mëtejme sepse “nuk po do me dalë mu matë” për Qeveri të Kosovës, përkatësisht me nisje të rrjedhjes së afateve.

“Ne nuk po votojmë jo pse Rashiqi ka qenë ministër, por se kjo formë qysh po e vendosin në votim nuk është kushtetuese. Albin Kurti po mundohet me ble kohë. Ma shumë po mundohet Vetëvendosje për Nenad Rashiqin, sesa për Albulena Haxhiun dhe Dimal Bashën” – tha Krasniqi.

“Nëse zgjedhet Rashiqi e më pas dërgohet në Kushtetuese mundet me u zgjat edhe ma shumë e mos me lanë me rrjedh afatet ligjore për formimin e Qeverisë”, shtoi ai.

Nenad Rashiq, deputet serb në Kuvendin e Kosovës, ka ngulur këmbë që kandimi i tij, përkatësisht vetëkandimi për Nënkryetar të Kuvendit “është në pajtim me Kushtetutën”.

Rashiq u rrëzua për të dytën herë pasi emri i tij ra në short, ndërsa tha se sot besoi që do t’i kishte arritur 61 votat e mjaftueshme.

“Kam bisedura me njerëz kompetentë që në aspektin ligjor më kanë sqaru që kjo nuk ëstë shkelje kushtetuese. Prita që kësaj here do t’i kem votat këtë herë. Do të vazhdojmë sikur dje sot e nesër. Unë vazhdoj bisedimet, dhe që thoni ju ‘nëse dhez, dhez’”, tha Rashiq, raportoi nga terreni gazetari i Nacionales, Oqean Dërmaku.

Rashiq, mes tjerash, nuk pranoi të tregojë se si pret që të sigurojë votat.

Lajmi në përditësim...

Lajme të ngjashme