“Nuk janë Bibël e as Kuran”: Haradinaj thotë se 15 pikat e Abdixhikut mund të ndryshohen
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, është pyetur për planin e LDK-së dhe agjendën e Qeverisë së Unitetit Kombëtar.
Ai ka thënë se duhet që liderët të merren vesh.
“Ato nuk janë as Bibël e as Kuran, mund të ndryshohen. Po zgjedhi me i besu ish-kryetarit të Kuvendit që tha se brenda 2 javëve mund të ketë ndryshime”, tha Haradinaj.