“Nuk është e lehtë” – Von der Leyen dhe Biden diskutojnë për dialogun mes Kosovës e Serbisë - NACIONALE

“Nuk është e lehtë” – Von der Leyen dhe Biden diskutojnë për dialogun mes Kosovës e Serbisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është takuar në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e Amerikës, Joe Biden.

Shkurtimisht temë diskutimi në këtë takim po del se ka qenë edhe dialogu Kosovë-Serbi.

Këtë e ka konfirmuar vetë Von Der Leyen në një konferencë për media.

“E kemi prekur këtë temë shkurtimisht. Është shumë e rëndësishme që dialogu Kosovë-Serbi vazhdon. Nuk është e lehtë. Ka shumë çështje për t’u zgjidhur, por po lëviz në drejtimin e duhur dhe ka mbështetje të plotë nga të dy palët për këtë dialog”, ka thënë Von Der Leyen.

Ndryshe, më 18 mars 2023, Vuçiqi dhe Kurti do të takohen sërish nën ndërmjetësimin e BE-së. Këtë herë në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjashme