Nuk e zotëroi as temën, e as të dhënat — Surroi gjen disfatë para emisarit gjerman - NACIONALE

Nuk e zotëroi as temën, e as të dhënat — Surroi gjen disfatë para emisarit gjerman

1 vit më parë

nga Xhezair Dashi

“Ti a përnjëmend po mendon që Franca është vend i atillë që me një vizitë të Vuçiqit ndërron qëndrime?”.

Kështu iu sos durimi emisarit gjerman, Manuel Sarrazin, përballë punditit qeveritar për dialogun Kosovë-Serbi, Veton Surroit; teksa ky i fundit u lëshua në freestyle-in kolumnistik të vetin: me dallim që tash kishte një diplomat të lartë gjerman që e njeh prej-së-brendi procesin.

Surroi po fliste se si – monologshëm – Serbia po përkdhelet nga “politikat përafruese” të BE-së: dhe po i referohej dështimit të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës si proces që u kushtëzua me draft-Statutin e Asociacionit, përkatësisht dërgimit të tij në Gjykatë Kushtetuese për rishikim.

Për pesëmbëdhejtë vite BE e ka një akt balanci mes Kosovës dhe Serbisë, dhe kemi arritur në pikën kur Vuçiqi bën ofansivë diçlpmatike që Kosova nuk ka të drejtë të jetë anëtare e KiE-së, dhe bilanci ndërroi jo në favor të Kosovës”, tha Surroi.

E këtu durimi i Sarrazinit kapitulloi duke ia shtruar pyetjen e mësipërme.

Jo, nuk po them se Franca është. Por Vuçiqi, besoj plotësisht, besoj se i ka dëshmuar aftësitë që mund të bëjë shumë gjëra, përfshirë bindjen e vendeve që të mos angazhohen në vendime për Kosovën”, vazhdoi Surroi.

Sarrazin – që tash e disa muaj është shndërruar thuajse edhe në emisar ndërgjegjësues gjerman për Qeverinë e Kosovës – iu kthye Surroit, i cili po akuzonte Gjermaninë se nuk ka treguar lidership karshi rajonit dhe se politikat ndaj Serbisë “nuk po prodhojnë rezultat”.

Sarrazin: E cila qenka politika e Kosovës në dialog, që po prodhoka rezultat?

Këtu Surroi pasoi me një logjikë mahnitëse, u thirr në matje të mbështetjes kosovare karshi botës perëndimore: 80% pro BE, 90% pro NATO-s, i tha ai Sarrazinit.

Sarrazin: Këto janë sondazhe, nuk janë rezultate.

Këtu emisari gjerman, ia shtroi pyetjen vetëevidente: “A e dini ju që rruga e Kosovës drejt NATO-s dhe BE-së shkon vetëm përmes dialogut?”

Surroi: Por, ju thatë që BE ka politikë të tërheqjes kah vetja Serbinë.

Sarrazin: Jo. unë nuk e thash këtë.

Surroi: Por, the që ti provon ta bësh këtë.

Sarrazin: Jo.

Surroi: Në rregull, pra.

Sarrazin: Unë thash që është në interes të Kosovës të angazhohet pozitivisht aty.

Këtu Surroi iu kthye sondazheve dhe disa të dhënave që s’dihet ku i kishte marrë: e që për më tepër do të duhej ta dinte se s’përkojnë me realitetin.

Tha se në Serbi, para ardhjes në pushtet të Aleksandar Vuçiqit, “mbështetja për NATO ka qenë 75%, tash ka rënë në 30%”.

Këtu i ndërhyri gazetari i famshëm gjerman, Michael Martens.

NATO kurrë s’ka qenë 75% në Serbi, kurrë kurrë”.

Surroi: Ok, ka qenë më e lartë se tash.

U qëndroi këtyre argumentimeve duke nxjerrë kontraste shoqërore, të cilat, sipas tij, bota perëndimore nuk po i analizon. “Popullata serbe po lëviz në krejt drejtim të kundërt: dhe kjo diskrepanci duhet të analizohet”.

Sarrazini teksa po diskutohej për draft-Statutin, e tha një gjë – mbase rrëshqitje frojdiane – se në fakt kërkesa për dërgim të tekstit në kushtetuese “është ofertë”.

Surroi provoi ta relaksojë situatën: “Make Brussels Great Again”.

Është absolutisht jo vetëm legjitime, por edhe për t’u mirëpritur që drafti erdhi nga QUINT-i, dhe duhet të shkojë në proces legjitimteti edhe në vetë komunat me shumicë serbe”, vazhdoi Surroi.

Koha do të vijë”, u shpreh më tej ai.

Por, letra e Brnabiqit...

Sarrazin: A ka kjo reperkusione për zbatim nga pala kosovare?

Surroi: S’mund të ketë zbatim të njëanshëm.

Sarrazin: Pra, për shkak të asaj letre i bie që pala kosovare nuk mundet ta zbatojë?

Sarrazin: A po përgjigjet me po ose jo? e jo me kundër-pyetje.

Surroi: Jo, jo.

Sarrazin: Se unë këtë e mësova në një emision televiziv në Kosovë (nis qesh)

Surroi: Sigurisht të përgjigjem me kontra-pyetje. S’ka marrëveshje kur pala tjetër tërhiqen.

Sarrazin: Pra, a mundet Kosova të zbatojë atë që ka nënshkruar në Ohër, së paku pjesërisht, marrë vlerësimin tuaj të gjendjes në Serbia? Sepse në agjendën tonë të zbatimit, hapi tjetër është shkuarja para me Asociacionin. Ky është i radhës.

Surroi: Kush thotë kështu?

Sarrazin: Agjenda jonë e zbatimit. E jona. E fascilituesve.

Surroi: Agjendë e zbatimit mund të ketë veç kur janë pajtuar bashkërisht palët. Kështu funskionon fascilitimi. Qysh kur palët s’e dinë?

Sarrazin: Palët e dinë.

Lajme të ngjashme