“Nuk e komentojmë”: Borrell e ka pranuar letrën ku kërkohej politikë e balancuar ndaj Kosovës - NACIONALE

“Nuk e komentojmë”: Borrell e ka pranuar letrën ku kërkohej politikë e balancuar ndaj Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ditë më parë, një letër e nënshkruar nga 56 deputetë në Evropa dhe ShBA-ja e dërguan një letër në drejtim të Brukselit, Uashingtonit e Londrës, duke kërkuar nga përfaqësuesit e këtyre entiteteve nëj politikë balancuese ndaj Kosovës dhe Serbisë.

Në lidhje me këtë letër ka folur edhe BE-ja. Në një përgjigje për Express, Peter Stano, zëdhënës i BE-së, ka theksuar se Josep Borrell, shef i diplomacisë së BE-së, iu përgjigjet përmes kanaleve përkatëse.

“Si rregull i përgjithshëm, ne nuk komentojmë në publik korrespondencën e marrë nga Përfaqësuesi i Lartë nga bashkëbisedues të ndryshëm. Nëse aktorët përkatës i shkruajnë Përfaqësuesit të Lartë , ai përgjigjet përmes kanaleve përkatëse, ne nuk bëjmë korrespondencë në media. Këtë letër të veçantë nga 56 deputetë nga disa shtete anëtare të BE-së dhe disa vende të tjera, mund të konfirmojmë se Përfaqësuesi i Lartë sapo e ka marrë atë”, ka thënë për Express zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Lajme të ngjashme