"Nuk e kam lexu": Arsyetimi qesharak i deputetit të VV-së kur pyetet për raportin e DASh-it - NACIONALE

"Nuk e kam lexu": Arsyetimi qesharak i deputetit të VV-së kur pyetet për raportin e DASh-it

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Alban Bajrami, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka bërë një deklaratë interesante, pak edhe të çuditshmë, në Klan Kosova.

I ftuar në “Info Magazine”, Bajrami është pyetur në lidhje me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili theksoi se ka korrupsion në nivelet e larta, përfshirë ekzekutivin.

Bajrami, që duket se nuk i pëlqeu pyetja, deklaroi se nuk e ka lexuar raportin.

“Unë nuk e kam lexuar raportin e fundit, nëse s’gabohem ka dalë dje, por në të gjitha indekset e tjera, nuk e kam lexuar këtë të DASh-it, por në të gjitha indekset e tjera, Ëorld Justice Project, ne jemi ngritur për 17 ose 25 vende” – tha z. Bajrami në Klan Kosova.

Megjithatë, Bajrami tha se do ta lexonte.

Lajme të ngjashme