Njohja e ndërsjellë Kosovë-Serbi “mund të jetë pasojë logjike e normalizimit të marrëdhënieve”, thotë Stano
Në dialogun fascilituar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Kosovës dhe Serbisë trajtohet “normalizimi i marrëdhënieve...dhe jo njohja”, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, por se sa i përket njohjes së ndërsjellë kjo mund të jetë “pasojë logjike e normalizimit të marrëdhënieve”, siç e ka cituar televizioni publik kosovar në konferencën e tij ditore për media.
“Qëllimi i dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është normalizimi i marrëdhënieve. Pra, kjo është detyra që iu dha BE-së si lehtësues për të punuar dhe për të ndihmuar të dyja palët për të arritur normalizimin e marrëdhënieve të tyre. Pra, nuk ka njohje atje. Por sigurisht një pasojë logjike e normalizimit do të ishte njohja. Por kjo është diçka shumë përpara në këtë proces”, ka thënë Stano.
“Dhe pesë mosnjohëset mes vendeve anëtare të BE-së do të marrin vendimet e tyre bazuar në atë që ata e shohin si të nevojshme dhe të rëndësishme. Por kjo nuk është një çështje që trajtohet në kuadrin e dialogut të lehtësuar nga BE. Detyra është edhe një herë normalizimi i marrëdhënieve, ndërsa përcaktimi i normalizimit në fund kur të arrijmë, ose më mirë, kur të vendoset nga palët me ndihmën tonë, do të përcaktohen vet”, tha ai