Njohësi i çështjeve të sigurisë: Në veri filloi konflikti në mes të strukturave policore të Rakiqit dhe Radoiçiqit - NACIONALE

Njohësi i çështjeve të sigurisë: Në veri filloi konflikti në mes të strukturave policore të Rakiqit dhe Radoiçiqit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, ka reaguar lidhur me veprimin e Listës Serbe për largimin nga institucionet e Kosovës.

Më anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se konflikti në mes të serbëve ka filluar.

Ai gjithashtu thotë se, sipas informatave të sigurta në mesin e serbëve, policë të Kosovës, ka kundërthenie që duhet apo nuk duhet të zhvishen nga uniforma.

Në njërën anë, janë strukturat e Rakiqit (me mbështetje të Vucicit), në anën tjetër të Radoiçiqit.Cila palë përkrah palën përkatëse nuk dihet, por në mesin e serbëve thuhet se situata është shumë e tensionuar”- përfundon postimi i tij.

Lista Serbe ka mbajtur një mbledhje sot në orët e para të ditës së shtunë, ku u diskutua në lidhje me gjendjen aktuale në veri. Aty morën pjesë të gjithë liderët e Listës Serbe, por u panë edhe zyrtarë policor të Kosovës nga veriu i vendit.

E një vendim i rëndësishëm, por i pritur, ka ardhur nga ky takim: Lista Serbe ka vendosur të largohet nga të gjitha institucionet e Kosovës.

"Ne kemi vendosur të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria, dhe nga katër komunat në veri të Kosovës, por edhe që të largohen serbët nga gjyqësori, policia si dhe stafi administrativ në katër komunat në veri", theksoi kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq pas takimit.

Ky takim, i thirrur nga Lista Serbe, vjen pas vendimit të institucioneve të Kosovës për të suspenduar Nenad Gjuriqin, drejtorin e Policisë për rajonin e veriut, pasi i njëjti refuzoi të zbatojë vendimin e Qeverisë Kurti për targat.

Rakiq, kryetar i Listës Serbe, tregoi se ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Ministrisë për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

Veprimi i Qeverisë së Kosovës për të vazhduar me zbatimin e vendimit për targat në disa faza, i ka zhgënjyer Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Ata kanë thënë se Kosova ka të drejtë për zbatimin e ligjshmërisë në tërë territorin e Kosovës, por se kjo duhet të bëhet në koordinim me ndërkombëtarët.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për moslejimin e qarkullimit të automjeteve me targa ilegale në Kosovë, i shkallëzuar në katër pjesë, i cili ka filluar të zbatohet më 1 nëntor, ka sjellë telashe në terren, policët serbë që kanë refuzuar zbatimin e tij.

Lajme të ngjashme