Njohës i Ballkanit Perëndimor: Propozimet për marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë nuk janë të realizueshme - NACIONALE

Njohës i Ballkanit Perëndimor: Propozimet për marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë nuk janë të realizueshme

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në një intervistë për “European Western Balkans”, James Ker-Lindsay, ekspert i gjeopolitikës së Ballkanit Perëndimor, foli gjerësisht për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe dy opsionet që ai beson se janë ende të disponueshme për të ecur përpara.

Sipas Ker-Lindsay, ndonëse ka propozime të reja të cilat synojnë normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ato shihen si "vështirë të ralizueshme".

"Tani dëgjojmë se ka propozime të reja në tryezë. Por nga ajo që është zbuluar deri më tani, nuk mendoj se janë të realizueshme. Në përgjithësi, mendoj se ka një mungesë reale të të menduarit imagjinativ se si të zgjidhet ky problem. Pra, 15 vjet pasi Kosova shpalli pavarësinë, dhe 10 vjet pas marrëveshjes së Brukselit, ne duhet të jemi shumë, shumë të zhgënjyer dhe të shqetësuar për mungesën e progresit." - cilësoi ai.

Lajme të ngjashme