Njofton Deliu: Pas fjalimeve të Kosovës, Shqipërisë e Bosnjës, deputetët serbë lëshojnë konferencën rajonale
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka njoftuar se deputetë serbë kanë lëshuar konferencën rajonale në Petrovac të Malit të Zi.
Deliu përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se kjo ka ndodhur pas fjalimeve të delegacioneve nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina.
“Në të vërtetë, ne nuk thamë asgjë që nuk dihet: Serbia është faktor destabilizues në rajon dhe se ajo duhet të marrë përgjegjësi për sulmin terrorist në Banjskë, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.
Këtë të vërtetë, por edhe shumë të tjera që ndërlidhin direkt presidentin Aleksandër Vuçiq, do t’ua themi në çdo takim të mundshëm.” – ka thënë tutje ajo.
Postimi i plotë
Pas fjalimeve të delegacioneve tona nga Kosova Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina, deputetët serbë të udhëhequr nga nënkryetarja e Kuvendit të Serbisë, Snezhana Paunoviq, lëshuan konferencën rajonale në Petrovac të Malit të Zi.
Në të vërtetë, ne nuk thamë asgjë që nuk dihet: Serbia është faktor destabilizues në rajon dhe se ajo duhet të marrë përgjegjësi për sulmin terrorist në Banjskë, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.
Këtë të vërtetë, por edhe shumë të tjera që ndërlidhin direkt presidentin Aleksandër Vuçiq, do t’ua themi në çdo takim të mundshëm.
Derisa Serbia po ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale, siç ishte rezoluta e OKB-së për gjenocid në Srebrenicë, Kosova do të vazhdojë në rrugën e saj të paalternativë për anëtarësim në BE dhe NATO.