Një vit pas: Sot mbahet seanca fillestare për sulmin terrorist në Banjskë
Të martën janë bërë një vit që nga sulmi i Serbisë në Banjskë të Zveçanit. Prokuroria Speciala ka ngritur aktakuzë para disa jave e gjykimi ndaj të akuzuarve pritet të fillojë sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Sot nga ora 09:30 do të mbahet seanca fillestare ndaj të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë.
Dushan Maksimoviq, Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq janë tre të dyshuarit që janë në masë të paraburgimit e që janë kapuar nga Policia e Kosovës në ditën kritike në Banjskë. Përveç këtyre tre të dyshuarve, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë edhe për 42 persona të tjerë.
Më 11 shtator, Prokuroria Speciale e Kosovës, ngriti aktakuza ndaj kriminelit, Milan Radoiçiq dhe 45 pjesëmarrësve të tjerë në sulmin e Banjskës.
Nacionale raportoi ekskluzivisht për aktakuzën ku prezantoi detaje e saj dhe mënyrën si ka funksionuar grupi i Banjskës.
Sipas aktakuzës, grupit terrorist kishte për qëllim shkëputjen e veriut nga Kosova.
“...Përmes dhunës së përdorur, grupi i strukturuar dhe i udhëhequr nga i pandehuri Milan Radoićić, kanë tentuar që të shkëpusin veriun e territorit të Kosovës që përfshijnë komunat e banuara me shumicë serbe dhe këtë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës, t’ia bashkojnë Republikës së Serbisë...” – thuhet ndër të tjera.
Gjithashtu, Aktakuza e Prokurorisë Speciale e bën fajtore direkt Serbinë për organizimin dhe mundësimin e sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator. Kjo thuhet direkt në pjesën ku Milan Radoiçiqi akuzohet për shpërlarje parash, e përfitime të milionave nga Serbia dhe të disa tenderëve të tjerë në Kosovë.
Sipas aktakuzës, Radoiçiqi ishte personi kryesor që merrej me dallavere në pjesën veriore të Kosovës. Ai merrte miliona tenderë nga Serbia, përmes kompanive ku pronarë ishin vartësit e tij. Në këtë formë edhe bëhej shpërlarja e parave. Me të gjitha këto mjete më pas, bllokoheshin rrugët e sulmohej Policia e Kosovës.
Prej vitit 2017 deri në 24 shtator 2023, kryeterroristi Milan Radoiçiq, kishte nisur me grumbullimin e armatimit të rëndë, uniformave e mbështetjes logjistike për kryerjen e sulmit që u krye në Banjskë të Zveçanit, ku u vra polici Afrim Bunjaku.
Gjithashtu, Aktakuza e Prokurorisë Speciale për rastin e sulmit terrorist në Banjskë, tregon detaje për kurthin që i ishte ngritur Policisë së Kosovës më 24 shtator të vitit të kaluar, ku është vrarë rreshteri Afrim Bunjkau dhe ishin plagosur dy të tjerë.
Në aktakuzën që e ka siguruar gazeta Nacionale, në cilësinë e dëshmitarëve janë paraqitur deklaratat e të gjithë policëve që kanë qenë prezent në natën kritike.
Ata në detaje kanë treguar se si ka ndodhur rasti, duke përshkruar edhe vrasjen e kolegut të tyre Afrim Bunjjaku.
Sipas tyre, fillimisht ishte dëgjuar një fishkëllim, pastaj një detonim dhe kishin filluar krismat.
Fillimisht, në aktakuzë janë dhënë deklaratat e tre policëve që të paret kishin hasur në bllokimin e rrugës në fshatin Banjskë.
GJITHÇKA RRETH AKTAKUZËS MUND TË LEXONI KËTU
Ndërkohë, dje ishte njëvjetori i sulmit në Banjkës. Në këtë njëvjetor u përkujtua heroi i Kosovës, i cili u vra nga terroristët serbë, Afrim Bunjaku.