Një vit ambasdor në Kosovë, Hovenier: Krenar që jam pjesë e përpjekjeve të ShBA-së në mbështetje të Kosovës
Sot është bërë një vit që kur Jeff Hovenier, ka marrë detyrën e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Në shënimin e kësaj dite, ai ka thënë se ndihet krenar që është pjesë e përpjekjeve të ShBA-së, gjatë dekadave në mbështetje të Kosovës, e veçanërisht si ambasdor për një vit të plotë.
“Krenar që jam pjesë e përpjekjeve të ShBA-së gjatë dekadave për ta mbështetur Kosovën, por veçanërisht si ambasador i ShBA-së në Kosovë – tani për një vit të plotë”, ka shkruar Hovenier në Twitter.
Ai më tej ka thënë se mbetet i përkushtuar për të avancuar prioritetet e përbashkëta si dhe për të mbështetur partneritetin e qëndrueshëm midis Kosovës dhe ShBA-së.
“Ekipi im dhe unë mbetemi të përkushtuar për të avancuar prioritetet tona të përbashkëta dhe për të mbështetur partneritetin e qëndrueshëm midis Kosovës dhe ShBA-së”, është shprehur Hovenier.
Më 10 janar 2022, Hovenier i kishte dorëzuar kredencialet presidentes së vendit, Vjosa Osmani.
Proud to be a part of U.S. efforts over decades to support Kosovo, but particularly as U.S. Ambassador to Kosovo - now for one full year. My team and I remain committed to advancing our shared priorities and supporting the enduring partnership between 🇽🇰 and 🇺🇸. https://t.co/Z5Z6v1jgYp
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) January 10, 2023
