Një veturë e Policisë së Kosovës mbeti e bllokuar nga serbët në Zveçan: KFOR-i ia mundësoi lëvizjen - NACIONALE

Një veturë e Policisë së Kosovës mbeti e bllokuar nga serbët në Zveçan: KFOR-i ia mundësoi lëvizjen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një veturë e Policisë së Kosovës ka mbetur e bllokuar në Zveçan.

Tre policë që gjenden brenda saj, kanë mbetur në mes protestuesve serbë dhe barrikadës së vendosur nga KFOR-i.

Në momentin që serbët e kanë parë veturën e Policisë, i kanë dalur përpara dhe e kanë bllokuar.

Aktualisht policët janë parë duke negociuar me ushtarët e KFOR-it nëse mund të tërhiqet paksa barrikada e tyre, për ta lejuar lëvizjen e veturës. Kjo edhe ndodhi, pasi KFOR-i largoi barrikadat e sigurisë, dhe vetura e Policisë kaloi.

Lajme të ngjashme