Një tjetër protestues i del përpara Fitore Pacollit: Hajne, e ki me dokument - NACIONALE

Një tjetër protestues i del përpara Fitore Pacollit: Hajne, e ki me dokument

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një tjetër person ka protestuar të shtunën para deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, pas raportimeve se familjarë të saj kanë marrë shuma të mëdha parash nga buxheti i shtetit.

Në një video ai shihetduke i ofruar një dokument asaj, dhe duke i thënë “për hajne e ki me dokument”.

“Për hajne, e ki me dokument. Nuk po të kërcënoj, për hajne e ki me dokument, të lutem…Kur ta kish qefin, unë të thash kjo letër o e jotja, të lutem, me dokument po ta them” – ka thënë ai.

Ndërkohë, pranë aty janë parë edhe forca të Policisë së Kosovës.

Kujtojmë se sot nga ora 14:00 deputetët do të bëjnë edhe një përpjekje për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Lajme të ngjashme