Një tjetër kontigjent i ushtarëve nga Shqipëria, i bashkohet KFOR-it në Kosovë - NACIONALE

Një tjetër kontigjent i ushtarëve nga Shqipëria, i bashkohet KFOR-it në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri shiptar i Mbrojtjes Niko Peleshi, me anë të një shkrimi në Facebook, ka njoftuar se një kontigjent i ushtarëve nga Shqipëria, i janë bashkuar misionit të KFOR-it në Kosovë.

Sipas Peleshit Forcat e Armatosura nga Shqipëria, janë gati të shërbejnë në Kosovë, përkrah kolegëve të tyre ndërkombëtarë.

E plotë:

Një tjetër kontigjent, i bashkohet misionit të KFOR, në Kosovë, duke e shtuar edhe më shumë kontributin e Shqipërisë në Aleancë. Pjesëmarrja jonë në këtë mision të NATO-s, është një tregues i qartë i vendosmërisë së Shqipërisë për të ndihmuar dhe mbrojtur paqen në rajon.

Duke njohur rëndësinë e madhe të KFOR, për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor, Forcat tona të Armatosura janë gati të shërbejnë përkrah kolegëve të tyre ndërkombëtarë duke konfirmuar rolin tonë si eksportues të paqes dhe sigurisë globale.

Lajme të ngjashme