“Një takim vëllazëror”, Haradinaj takohet me Edi Ramën; flasin për sfidat e Kosovës - NACIONALE

“Një takim vëllazëror”, Haradinaj takohet me Edi Ramën; flasin për sfidat e Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka njoftuar se e ka takuar Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, sot në Tiranë.

Sipas Haradinajt, ishte një takim vëllazëror. Kreu i AAK-së, gjithashtu shkroi se me Ramën folën për sfidat e Kosovës në këtë periudhë, e se e falënderoi Shqipërinë për kujdesin ndaj Kosovës, në këtë fazë jo të lehtë.

E plotë:

Sot në Tiranë një takim vëllazëror me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Diskutuam për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria dhe rajoni dhe për proceset që na presin, veçanërisht për sfidat e Kosovës në çështjet që kanë të bëjnë me dialogun, sigurinë dhe perspektivën e integrimeve euro-atlantike.

I kërkova kryeministrit shqiptar që në të gjitha nivelet e bisedave me faktorin ndërkombëtar e kombëtar të ndihmojë në tejkalimin e sfidave që i ka Kosova dhe të përshpejtojë integrimin e saj.

E falënderova përzemërsisht për kujdesin e tij dhe të Shqipërisë në këtë periudhë jo të lehtë që po kalon Kosova.

Lajme të ngjashme