Një rast i dhunës në familje në Kosovë në 24 orët e fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit është raportuar për një rast të dhunës në familje.
Siç thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, një grua në Ferizaj kishte raportuar se është sulmuar fizikisht nga një burrë.
Tutje, thuhet se i dyshuari është arrestuar.
“Ferizaj 31.01.2023-19:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.
