Një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për sulm ndaj Gazmend Muhaxherit - NACIONALE

Një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për sulm ndaj Gazmend Muhaxherit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për dy të dyshuarit K.L dhe D.L për sulm ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Kështu raporton Betimi për Drejtësi.

K.L dhe D.L dyshohet se kanë kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

Kujtojmë se Muhaxheri u sulmua nga dy persona dhe deri më tani nuk dihen motivet e sulmit.

Lajme të ngjashme