Një grua vdes pasi bie nga një objekt në “Lakrishtë” të Prishtinës: Policia fillon hetimet
Një grua rreth 70-vjeçare ka rënë nga lartësia e një objekti në lagjen “Lakrishtë” e Prishtinës.
Si rezultat, ajo nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai ka thënë se Policia po i heton të gjitha rrethanat. Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për vetëvrasje.
“Rreth orës 05:00, është raportuar se në rrugën “Viktor Majer” në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, femër, rreth 70 vjeç, është pa shenja jete. Aktualisht policia ka nisur një hetim mbi vdekjen me qëllim zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha Borovci.