Një foshnjë trijavëshe shpëtohet pas 128 orëve nën rrënoja - NACIONALE

Një foshnjë trijavëshe shpëtohet pas 128 orëve nën rrënoja

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një foshnjë trijavëshe është shpëtuar në orën e 129-të gjatë kërkimit nën rrënojat e një ndërtese të shembur në distriktin Antakia të provincës Hatay në Turqi.

Puna e kërkim-shpëtimit u krye në njërën prej zonave të goditura nga tërmeti në Kahramanmarash, raporton gazeta “Sabah”.

Ekipet e Departamentit të Zjarrfikësve të Kocaeli-t shpëtuan një foshnjë 21-ditëshe pas 128 orëve nën rrënoja.

Foshnja u vendos në një barelë dhe u fut në një autoambulancë. Një punëtor i kërkim-shpëtimit tha se foshnja quhet Halit Ali Talha.

Raportohet se nëna e foshnjës ka mbetur e vdekur.

Lajme të ngjashme