Një fabrikë në Rahovec përfshihet nga zjarri, policia jep detaje - NACIONALE

Një fabrikë në Rahovec përfshihet nga zjarri, policia jep detaje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Shermet Elezaj, ka bërë me dije se sot në orët e mëngjesit një fabrikë në fshatin Bellacerkë të Rahovecit është kapluar nga zjarri.

Ai ka bërë me dije se përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndim në njerëz.

“Rreth orës 05:50 të mëngjesit, një zjarr ka përfshirë një fabrikë plastike në fshatin Bellacerkë-Rahovec. Njësitë policore përkatëse kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Po ashtu, në vendin e ngjarjes kanë edhe ekipet e zjarrfikësve, të cilët janë aktualisht të angazhuar në shuarjen e zjarrit. Nuk është raportuar për pasoja në njerëz. Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, është inicuar rast “zjarrvënie”, ka thënë Elezaj.

Lajme të ngjashme